Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë vizituar qytetin e Kievit, ku po zhvillohet lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton InLajmi.
Rama ka publikuar pjesë të vizitës së tij në Kiev bashkë me kryeministrin e Malit të Zi.
Gjatë kësaj vizite Rama ka shkuar në muzeun e luftës në Kiev, ku ka lënë një shënim në librin e këtij muzeu.
“Ndoshta bota do të ndalojë këtë horror dhe Ukraina do të dalë e rilindur nga kjo luftë” shkroi Edi Rama.
Rama shpreson se lufta në Ukrainë do të përfundojë dhe ky shtet do të dal nga kjo luftë si një shtet i rilindur./InLajmi/