Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.
Qalaj ka thënë se Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë qenë gjithmonë të fortë dhe të vendosur në mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tutje Qalaj tha se ish-krerët e UÇK-së i kanë thënë se nëse është Kosova mirë edhe ata janë mirë.
Postimi i plotë, i tij
Dje dhe sot në Hagë vizitova Çlirimtarët tanë Hashim Thaqi , Kadri Veseli , Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi . Ata si gjithmonë të fortë e shumë të vendosur në mbrojtjen e luftës së lavdishme të Ushtris Çlirimtare të Kosoves , lirisë dhe pamvarësis së vendit .
“Ne jemi mirë kur Kosova është mirë”/InLajmi/