Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel ku të cilit i ka përfaqësuar nevojat e qytetarëve të Kosovës, për tu anëtarësuar në këtë institucion, raporton InLajmi.
“Ne jemi në një situatë ku i dimë mirë qëndrimet dhe synimet tona kemi nevojë për angazhim dhe mbështetje se sit ë arrijmë objektivin tonë të përbashkët se sit ë arrijmë një Evropë të Bashkuar të lirë dhe në paqe, pamarrparasysh interesimin dhe përkushtimin tonë, mos përmbushja e premtimeve në raport me rajonin ton e teston edhe besueshmërinë e Bashkimit Evropian duke lënë vend për ndikim të jashtëm” tha ajo.
Osmani ka thënë se shteti i Kosovës do ti mbetet stoik Bashkimit Evropian.
“Populli dhe shteti jonë do të mbetet stoik ndaj Bashkimit Evropian pavarësisht ndikimeve ruse, kemi nevojë që BE-ja ta bëjë të qartë pozicionin e republikës sonë” shtoi ajo.
Presidentja ka thënë se Kosova ka nevojë që Bashkimi Evropian të bëjë të qartë pozicionin e tij ndaj saj.
“Së pari kemi nevojë për liberalizim të vizave për qytetarët tanë, për fat të keq ky proces është stër vonuar” shtoi Osmani.
Osmani ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë që të realizohet procesi i liberalizimit të vizave./InLajmi/