Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, ashtu siç ishte parashikuar organizimi i tij në Bërnicë të Poshtme, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar, Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se Kosovën më shumë e ka përfaqësuar Dua Lipa se sa, Krerët e Shtetit.
Musliu-Shoshi, tha se me i thënë jo Dua Lipës është sikur t’i thuash jo promovimit të Kosovës.
Gjithashtu, ajo i ka kërkuar falje, Dukagjin Lipa, për ndryshimin e madh që është shndërruar në zhgënjim.
Postimi i plotë i saj:
Më shumë e ka përfaqësu Dua Kosovën se Vjosa, Albini e Donika bashkë!
Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim, pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas.
Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, Kosova ka shumë nevojë!
Andaj,Dukagjin Lipa , me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim! /InLajmi/