Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se nesër do t’i bashkohet protestës së veteranëve të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Molliqaj theksoi se Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri kaq agresive, që refuzon çdo kërkesë e nevojë të ish-luftëtarëve të lirisë, ndërkohë që u jep miliona bizneseve të mëdha e të fuqishme.
Kryetari i PSD-së tha se arrogancës së Qeverisë do t’i përgjigjet me protestë, pasi sipas tij pa protestë pjesëtarët e kësaj Qeverie nuk do të ndalen.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, miq e mbështetës,
Përpjekja më e lavdishme e historisë sonë po luftohet. Ata që lanë peng jetën e tyre për lirinë tonë, sot po nëpërkëmben.
Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri kaq agresive përballë veteranëve të UÇK-së. Kurrë s’kemi pasur të tillë pushtet që refuzon çdo kërkesë e nevojë të ish-luftëtarëve të lirisë, ndërkohë që u jep miliona bizneseve të mëdha e të fuqishme.
Arrogancës së tyre do t’i përgjigjemi me rezistencë. Sepse pa protestë, këta s’dijnë të ndalen.
Prandaj ju ftoj sonte, që nesër të bëhemi bashkë. Të mblidhemi para Qeverisë e Kuvendit, në orën 09:30, në mbrojtje të veterenëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës për liri! /InLajmi/