Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë arritur në Kiev, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur Abazoviq, përmes një postimi në twitter.
Kryeministri malazez, ka thënë se kanë arritur në Kiev për të ofruar mbështetje për Ukrainën dhe qytetarët ti mbrojnë të drejtën e lirisë.
“Arritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”, ka shkruar Abazoviq.
Gjithashtu ai tha se, Mali i Zi do të ndihmojë Ukrainën në momentet më të vështira. /InLajmi/
https://twitter.com/DritanAbazovic/status/1536957347754651654