Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Me drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Nancy Soderberg, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës ka përfituar shumë nga mbështetja e Institutit Kombëtar Demokratik.
Gjithashtu ai tha se në takim me Soderberg, kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Kosova ka përfituar shumë nga mbështetja dhe ekspertiza e NDI-së
Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), i pranishëm në Kosovë që nga viti 1999, dha kontribut të çmuar në promovimin e mirëqeverisjes dhe vlerave demokratike në Kosovë.
Me drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Nancy Soderberg, shkëmbyem pikëpamjet dhe qëndrimet tona mbi zhvillimet në Kosovë, si dhe zhvillimet brenda Aleancës, pas përfundimit të garës së brendshme zgjedhore.
NDI me ekspertizën që e ofron, ka qenë shumë e dobishme për demokracinë dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në Kosovë, e gjithashtu edhe Aleanca si organizatë politike, ka përfituar shumë nga kjo praktikë ndërkombëtare.
Falënderova znj.Soderberg për mbështetjen e saj. Tradita jonë e bashkëpunimit do të vazhdojë. /InLajmi/