Qeveria nuk i ka përfshirë veteranët në projektligjin për pagën minimale.

Për këtë, të enjten, ata do të protestojnë para objektit të Qeverisë. Protesta e veteranëve, javën e kaluar për të njëjtën çështje, s’ka qenë tërësisht e qetë.
E për protestën e nesme, Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka dashur të jap detaje.
“Shihum nesër në protestë, nuk foli më shumë”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Express.
Përkundër insistimit që të tregojë nëse garantohet protesta që të jetë paqësore ai ka vazhduar me të njëjtën përgjigje, “shihemi nesër në protestë”.





















