Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se qeveria e tanishme po krijon armiqësi me Shqipërinë, përcjell InLajmi.
Deliu tha se mund të mos pajtohen në çështje të caktuara me Shqipërinë, por kjo nuk guxon të përdoret si pretekst për të prodhuar tensione artificiale me shtetin shqiptar.
Tutje Deliu tha se Shqipëria mbetet përkrahësja më besnike e Kosovës, kudo që ajo përfaqësohet
Postimi i plotë, i saj:
Po vazhdon zelli i kësaj mazhorance për të nxitur urrejtje e armiqësi me Shqipërinë.
Po kur Kryeministri ynë amnistoi Vuçiqin për kohën kur i shërbente Millosheviçit dhe udhëhiqte propagandën serbe kundër shqiptarëve, e cila frymëzonte dhe nxiste gjenocidin në Kosovë, zëdhënës i kujt ishte Kurti?
Ne mund të mos pajtohemi në çështje të caktuara me Shqipërinë, por kjo nuk guxon të përdoret si pretekst për të prodhuar tensione artificiale me shtetin shqiptar. Secilën çështje të diskutueshme duhet ta diskutojmë si 2 vende vëllazërore për të sinkronizuar qëndrimet që ndihmojnë Kosovën sidomos në arenën ndërkombëtare. Shqipëria mbetet përkrahësja më besnike e Kosovës, kudo që ajo përfaqësohet./InLajmi/