Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se SHBA do të dhurojë një miliard dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës, transmeton InLajmi.
“Trimëria, qëndrueshmëria dhe vendosmëria e popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, nuk do të lëkunden në përkushtimin tonë ndaj popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për lirinë e tyre,” thotë Biden.
Biden thotë gjithashtu se ai dhe Zelensky diskutuan përpjekjet e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA -së, Lloyd Austin në Bruksel “për të bashkërenduar mbështetjen shtesë ndërkombëtare për forcat e armatosura ukrainase”, shkruan BBC.
Duke folur në Bruksel, ku ai po merr pjesë në një konferencë të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Austin tha më herët se vendet perëndimore nuk duhet të “humbin në avull” kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës me armë. /InLajmi/