Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përcjell InLajmi.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e ministres Rizvanolli.
Artane Rizvanolli në institucionet financiare posedon rreth 200 mijë euro.
Ndërsa te pasuritë e paluajtshme ministrja posedon një banesë në vlerë prej 75.000 eurosh që ka thënë se e ka dhuratë nga prindërit.
Te pasuritë e paluajtshme ministrja posedon një veturë me vlerë 18.000 euro./InLajmi/