Rusia ka thënë se do të sigurojë një rrugë për qytetarët që të largohen nga uzina kimike Azot në qytetin e bombarduar të Severodonetsk-ut, transmeton InLajmi.
Aktivistja ukrainase për liritë civile, Oleksandra Matviichuk thotë, se nuk duhet ti besohet Rusisë në lidhje me këtë njoftim.
“Për muaj të tërë pas pushtimit të saj, Rusia nuk arriti të ofrojë mundësi për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të hapur korridoret humanitare dhe vazhdoi të bombardojë gjatë evakuim të civilëve”, thotë Matviichuk.
Operacioni humanitar i krijuar për civilët në uzinën Azovstal në Mariupol nuk ofroi garanci që evakuimet e civilëve do të funksionojnë këtë here, shkruan BBC.
Matviichuk pretendoi se Victoria Obidina, një mjeke që u arrestua gjatë evakuimeve të Mariupolit, është ende në duar e rusëve dhe as OKB-ja, as Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, nuk kanë mundur ta lirojnë atë. /InLajmi/