Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut shënohet me datën 14 qershor, kjo ditë u kushtohet dhuruesve të gjakut në mbarë botën për hire të sakrificës së tyre, shkruan InLajmi.
Kjo datë festohet që nga data 14 qershor e vitit 2004.
Kjo ditë mbetet e shënuar dhe po ashtu tërheqë vullnetarët për shpëtim të jetës së njerëzve në nevojë.
Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike.
I vetmi burim i shpëtimit të jetës është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë./InLajmi/