Festivali “Sunny Hill” është anuluar dhe nuk do të mbahet në Kosovë si pasojë e vonesave të Qeverisë së Kosovës për miratimin e procedurave, përcjell InLajmi.
Ky festival tashmë do të mbahet në Tiranë.
E për këtë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është mburrur me zhvendosjen e këtij festivali në Tiranë, duke thënë “S’ka si Tirona jo”.
Tutje ai shtoi se “në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”.
Postimi i plotë i tij:
😍LAJM I MIRË
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
S’ka si Tirona jo❤️. /InLajmi/