Këtë të mërkurë, Kuvendi i Kosovës është mbledhur për seancë plenare me pikat e papërfunduara. Njëra ndër to është edhe Projektligji për pagën minimale, raporton InLajmi.
Para pak minutave në Kuvendin e Kosovës është votuar projektligji për pagën minimale.
E për këtë duket se Policia e Kosovës ka marrë masa. Ata kanë rrethuar Kuvendin e Kosovës për të ofruar siguri të plotë për të zgjedhurit e qytetarëve. /InLajmi/