Agjencioni Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve shtetëror për vitin 2021, përcjell InLajmi.
Natyrisht se edhe presidenca i është nënshtruar procesit të deklarimit të pasurisë për vitin 2021.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ka një banesë në emër të saj ndërsa një shtëpi dhe 2 banesa janë në emër të bashkëshortit të saj.
Përveç pasurive të paluajtshme Osmani i ka deklaruar shumën e parave që posedon në bankat e Kosovës dhe ato jashtë shtetit gjithashtu ka treguar të hyrat vjetore./InLajmi/