Seanca e Kuvendit të Kosovës e mbajtur në ditën e martë ka përfunduar, raporton InLajmi.
Në mungesë të deputetëve të Kosovës kjo seancë ka përfunduar pa i rishqyrtuar pikat e caktuara për rendin e ditës.
Në këtë seancë plenare është miratuar projektligji për pagën minimale që i përjashton veteranët.
Kjo kategori sociale ka paralajmëruar protestë për ditën e enjte me datë 16 qershor për mos përfshirjen e tyre në këtë ligj.
Partia Demokratike e Kosovës nuk morri pjesë në këtë seancë plenare./InLajmi/