Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas lajmit se është anuluar mbajtja e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë për shkak të vonesave të procedurave nga Qeveria e Kosovës, përcjell InLajmi.
Tashmë është bërë e ditur se “Sunny Hill” do të mbahet në Tiranë.
Sahatçiu ka thënë se ky festival duhet të mbahet në Prishtinë, pasi shtëpia e Dua Lipës është Prishtina.
Sipas saj, Prishtina e ka hapur zemrën për Duan, çfarëdo aventure tjetër është politike është e papranueshme.
Postimi i plotë i tij:
Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë. /InLajmi/