Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, 23 vjetorin e Çlirimit të Gjakovës e kujton si periudhë të rëndë dhe sakrifikues, përcjell InLajmi.
Nagavci ka thënë se kurrë nuk do ta harroj sakrificën e të rënëve për liri.
Gjithashtu ajo tha Dita e 14 Qershorit është dëshmia më e mirë se popullit të Gjakovës që asnjëherë nuk është kursyer.
Postimi i plotë i saj:
23 vjetorin e çlirimit të Gjakovës e shënojmë sot duke kujtuar ndarjen përfundimtare nga një periudhë e rëndë dhe sakrifikuese!
Kurrë nuk do të harrohet sakrifica e të rënëve për liri, si dhe kontributi i atyre që përshpejtuan ardhjen e lirisë. Kujtojmë dhe nderojmë heronjtë, dëshmorët, invalidët dhe veteranët e luftës. Gjithashtu, nderojmë dhe kujtojmë veprimtarët, të cilët me vullnetin dhe vendosmërinë e tyre mbajtën të gjallë arsimin, kulturën, sportin dhe tërë qenien kombëtare- shqiptare.
Gjakova, ende ka shumë plagë, shumë sfida. Data14 Qershor është dëshmia më e mirë se populli i Gjakovës asnjëherë nuk u kursye, por përkundrazi dha shumë që e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë në liri.
Të festojmë me krenari të kaluarën tonë dhe me vullnet të ardhmen!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! /InLajmi/