Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas lajmit se është anuluar festivali “Sunny Hill” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, duke e ndërlidhur këtë gjë me prirjet ideologjike të partisë në pushtet, e duke thënë se ata nuk e durojnë muzikën e Dua Lipës.
Sipas deputetit, këta njohin dhe ëndërrojnë vetëm Revolucionin e Madh Kulturor Proletar të Mao Cetungit.
“Hani buk’ e bunkera bre…”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
O’ nuk e duron Marksizëm-Leninizmi muzikën e Dua Lipës!
Nuk durojnë socialistët e shampanjës, komunistët e kaviarit, multi-milionerët e proletariatit, formë arti që nuk kontrollohet nga Shteti-Dado i tyre.
Këta njohin dhe ëndërrojnë vetëm Revolucionin e Madh Kulturor Proletar të Mao Cetungit.
Hani buk’ e bunkera bre… /InLajmi/