Gazetari, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj lajmit se është anuluar festivali “Sunny Hill”, si pasojë e vonesave të Qeverisë së Kosovës për miratimin e procedurave për mbajtjen e këtij festivali, përcjell InLajmi.
Kelmendi ka thënë se dikush duhet të japë dorëheqje urgjent sepse sipas tij, dështimi i këtij festivali është krim.
Ai theksoi se e gjithë bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa ndërsa ne ia mbyllim derën.
Kelmendi theksoi se kjo është dëshpërim përtej të imagjinueshmes.
Postimi i plotë i tij:
Ky është krim! Festivali Sunny Hill, ngjarja më e madhe kulturore që ka mundur ta ketë Prishtina ndonjëherë gjatë historisë, nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale.
Krejt bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa. Ne ia mbyllim derën.
Dua Lipa sot është këngëtarja më e popullarizuar në botë. Plot njerëz në botë sot e dinë që ekziston Kosova vetëm pse e duan Dua Lipën.
Ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes.
Dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.
Ky është sabotim i vendit! Ky është krim! /InLajmi/