Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka reaguar pas lajmit se është anuluar festivali “Sunny Hill” si pasojë e vonesave të procedurave nga Qeveria e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ismaili është shprehur i dëshpëruar nga ky lajm, duke thënë se “përzanja” e Sunny Hill nga Prishtina është e dhimbshme dhe e pabesueshme.
Ai për këtë ka drejtuar gishtin kah Lëvizja Vetëvendosje, duke i fajësuar se ata ia mbyllën derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë.
Postimi i plotë i tij:
E dhimbshme, e pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina.
Festivali që mban emrin e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, lagjen e Dua Lipa-s, nuk u lejua të mbahet në Prishtinë.
Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë.
Për më tepër, e konsiderojnë fitore dhe gëzim. Marre. /InLajmi/