Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një i dyshuar në rrugë pa shenja jete në Prizren, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prizren 13.06.2022-20:18. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /InLajmi/