Shefi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën plenare të së martës ka thënë se Vetëvendosja po merret vesh lehtë me Listën Serbe kur kanë interes, raporton InLajmi.
“Kur po keni interes të miratoni ligje të cilat shkaktojnë probleme në Kosovë, po merren kollaj vesh me Listën Serbe, ndërkaq për çështjet e tjera filloni e vajtoni. Ju si pushtet po dështoni ta realizoni agjendën legjislative”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se pushteti duhet ta realizoj agjendën legjislative.
Tutje Gashi ka thënë se kur po vonohet ndonjë proces i votimit po i vihet faji i Kuvendit në përgjithësi./InLajmi/