Një vetëaksident ka ndodhur në Pejë, ku janë lënduar 3 persona, përcjell InLajmi.
Sipas konfirmimit thuhet, se vetura ka dal nga rruga dhe ka hyrë në xhami, ku janë të lënduar 3 persona.
Vetëaksidenti ka ndodhur në rrugën Wesley Clark në Pejë.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 Policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. 3 persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas tretmanit, ata janë liruar” tha Gashi.
Të lënduarit janë dërguar për tretmanë mjekësor në emergjencën e spitalit të Pejës. /InLajmi/