Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko thotë se shkatërrimi i infrastrukturës kritike të qytetit në fillim të pushtimit ishte i mirë koordinuar, transmeton InLajmi.
Ai pretendon se tradhtarët ua kaluan koordinatat forcave ruse që herët.
“Ata dinin se ku të granatonin. Kishte shumë tradhtarë që jepnin koordinata. Gjithçka që kishim, gjithçka që konsiderohet infrastruktura kritike e qytetit, u shkatërrua në 7 ditët e para” tha ai.
“Ka 15 furnizime me energji në qytet. As kryetari i bashkisë nuk e dinte se ku ishin të gjithë. Dhe ata e dinin dhe brenda një jave i shkatërruan të gjitha 15. Qyteti mbeti pa dritë,” thotë ai, shkruan BBC.
Sipas Boichenkos pikat e ujit, linjat e komunikimit dhe magazinat që ruanin ushqime dhe ilaçe ishin gjithashtu në shënjestër./InLajmi/