Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është kundërshtari kryesor i kryeministrit Kurti, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë se ka kërkuar nga kryesia që në emër të AAK-së, Ligji për paga minimale të largohet për seancën e ardhshme.
“Unë kërkova nga kryesia në emër të AAK-së që Ligji për Pagën minimale të largohet nga rend i ditës për seancën e ardhshme, sepse e shohim si ligj diskriminues, ligj që e dëmton në esencë një kategori të nderuar të vendit tonë.
Po shpresoj e besoj që edhe LVV-ja edhe Qeveria të reflektojë në këtë kërkesë për shkak se mendoj që është gabim shumë i madh”, tha Tahiri.
Gjithashtu ai tha se Lëvizja Vëtvendosje të reflektoj në kërkesen për pagën minimale, përshkak se kjo është një gabim shumë i madh nga ana e qeverisë.
“Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita por qeverisja e tij dhe ministrat e dobët”, tha ai gjatë deklarimit pas mbledhjes së kryesisë. Më tej, ai tha se kundërshtari nuk është Kurti por ministrat e tij. /InLajmi/