Një ish-ushtar i Mbretërisë së Bashkuar është vrarë në Severodonetsk, tha sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace, transmeton InLajmi.
Wallace tha se nuk e di se sa britanikë po luftojnë në Ukrainë.
“Realiteti i thjeshtë është që ne nuk e dimë,” u tha ai deputetëve, kur u pyet nga sekretari i mbrojtjes, John Healey.
Wallace tha se në shpërthimin e konfliktit në shkurt, politikanët kishin “bërë publikisht deklarata për të provuar të pengonin” qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që t’i bashkoheshin luftës në Ukrainë.
“Natyrisht që edhe unë, si të tjerët, jam i pikëlluar për humbjen e ish-veteranit tjetër që u raportua i vrarë së fundmi”, tha sekretari i mbrojtjes, shkruan BBC.
“Por për sa i përket individëve që vendosën me vullnetin e tyre të shkojnë dhe të luftojnë, të ndarë nga Mbretëria e Bashkuar, ose në të vërtetë të ndarë nga ndonjë prej personelit në shërbim të Mbretërisë së Bashkuar, ne nuk jemi në dijeni të numrit të përgjithshëm. /InLajmi/