Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur n takim deputeten e Parlamentit të Kroacisë Ermina Lekaj, përcjell InLajmi.
Ramosaj kam thënë se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Deçanit dhe Kroacisë për fusha të ndryshme.
Gjithashtu ai tha se është falënderues për kontributin që ka dhënë ndër vite Kroacia.
Postimi i plotë i tij:
Pata kënaqësinë të pres në takim deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë znj.Ermina Lekaj Prljaskaj me bashkëpuntorët z.Gani Xharrahi dhe z.Remzi Bajraktaraj, të cilët jetojnë dhe veprojnë në qytetin e Delnicës së Kroacisë.
Me ta biseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes qyteteve tona, në zhvillimin e ideve dhe projekteve në fusha të ndryshme e sidomos në fushën e turizmit.
Mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e shquar ndër vite për shqiptarët në Kroaci dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të 2 shteteve! /InLajmi/