Lëvizja Vetëvendosje është duke festuar 17 vjetorin e themelimit të saj, përcjell InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është as në nisje e as mbarim.
Kurti ka thënë se beteja e Vetëvendosjes nuk guxon të ndalet.
“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, kryeministri Kurti.
Kurti ka thënë se është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen e tij dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet e mëparshme./InLajmi/