Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjik, përcjell InLajmi.
Haradinaj theksoi se pavarësia energjetike e Kosovës u siguruar vite më parë falë tyre.
Sipas tij, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe bëhet me kosto të papërballueshme.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut.
Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta.
Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë.
Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike! /InLajmi/