Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ thotë se Zinedine Zidane ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germain.
PSG janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi nuk binden që Mauricio Pochettino mund të udhëheq klubin drejt sukseseve që dëshirojnë
Ëndrra e ekipit parisien duket të jetë francezi Zinedine Zidane.
Sipas ‘Mundo Deportivo’ Zizou ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germain.
Trajneri thuhej se fillimisht nuk kishte pranuar ofertën, pasi ai dëshiron që një ditë të udhëheq kombëtaren franceze.
Por, ditëve të fundit siç njofton gazeta spanjolle, Zidane ka qenë në Katar për të biseduar me drejtuesit e klubit dhe duket se më në fund e kanë bindur atë, përcjell lajmi.net.
Ai pritet të nënshkruajë marrëveshje trevjeçare me ekipin parisien, por nëse merr ftesë nga kombëtarja e Francës, atëherë ai do të lirohej.