Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi që ishte plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri është dërguar në QKUK për trajtim.
Policia e Kosovës ka nisur hetimin për të zbuluar rrethanat që çuan në këtë incident.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit.
I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin. /InLajmi/




















