Në ditën e sotme festohet 23 vjetori i çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, shkruan InLajmi.
Në këtë datë 23 vjet më parë forcat e NATO-s kthyen shpresën dhe buzëqeshjen e popullsisë së Kosovës.
Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.
NATO e ndali sulmin më 10 qershor të vitit 1999 dhe i dha fund regjimit të Sllobodan Milosheviçit në Kosovë.
Kjo ndodhi pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./InLajmi/