Një fabrikë e ngjyrave është përfshirë nga zjarri në fshatin Babush të Ferizajit, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nuk ka të lënduar nga ky incident.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit.
Ndërkaq shkaqet se çka çoi në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sonte rreth orës 19:56 jemi njoftuar se në rr. magjistrale Ferizaj – Prishtinë në fsh Babush në një objekt afarist të ngjyrave është një incident zjarri
Policia dhe Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit kanë arritur te lokalizojnë zjarrin . Te lenduar nuk ka. Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Ferizaj. /InLajmi/