Tashmë ka nisur ndeshja Kosovë-Greqi, e cila po zhvillohet në Volos, përcjell InLajmi.
Para fillimit të ndeshjes, gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, tifozët patën shumë vërshëllima.
Gjithashtu ajo çka u vu re në publik ishte edhe veprimi i tifozëve grekë para kësaj ndeshje. Qysh në fillim të ndeshjes janë vërejtur provokimet nga këta tifozë. Një nga ta mbante një flamur, në të cilin shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.
Ndryshe, sonte Dardanët kërkojnë fitore përballë rivalit direkt për pozitën e parë në grup. /InLajmi/
Foto: Gazeta Express