Kosova është mposhtur nga Greqia në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kombeve.
Dardanët humbën me rezultat minimal në Greqi, ngjashëm si në Fadil Vokrri, duke humbur përfundimisht gjasat për vendin e parë.
Sulmuesi Georgios Giakoumakis, i cili i avantazhin fillestar grekëve në minutën e 72-të, teksa në fund realizoi edhe mesfushori Petros Mantalos me portën e boshatisur.
Pas ndeshjes është deklauar Vedat Muriqi.
Sulmuesi kosovar ka deklaruar se kishin të bëjnë me një kundërshtar të fortë.
“Kishim të bëjmë me një kundërshtar të fortë, u vërejt që nuk kemi kriju shume raste, vendi i parë tashmë është thuajse i pamundur.
I pyetur rreth provokimeve, Muriqi shtoi se këto i kanë pritur nga ta.
“Kemi qenë në dijeni, kemi prit qe do të na provokojnë, kjo është politike edhe nuk e di pse përzihet politika në sport.
“Dua t’i falënderoj dardanët, kanë marrë goditje, kanë luftu me neve, i falenderoj jashtmase në emrin tim dhe të kombëtares.
Për fund, sulmuesi kosovar theksoi se ata do të synojnë të fitojnë 2 ndeshjet e mbetura të grupit, në mënyrë që të zënë vendin e 2-të, shkruan Sinjali.
“Nëse jo të parin, ta zëmë vendin e 2-të, të mbyllim grupin me 6 pikë duke i fituar 2 ndeshjet e fundit”, deklaroi ndër të tjerash Muriqi.




















