Udhëheqësi i detyrës së kryetarit të OVLS-së Faton Klinaku në Ditën e Çlirimit të Kosovës ka thënë se kur jemi te çlirimi, thoni se UÇK nuk ka bërë asgjë, por NATO e ka çliruar Kosovën, ndërsa kur flitet për krime, thoni se UÇK i ka bërë këto, përcjell InLajmi.
Tutje Klinaku tha se kur NATO erdhi në Kosovë duart e luftëtarëve nuk ishin në gjepa por me armët në dorë.
Klinaku gjithashtu ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës edhe luftëtarëve që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Kur jemi te çlirimi, thoni se UÇK nuk ka bërë asgjë por NATO e ka çliruar Kosovën, ndërsa kur flitet për krime, thoni se UÇK i ka bërë këto.
Nëse e keni harruar:
Ne nuk i kishim duart në xhepa por armët në dorë. Nëpër qytete na ka gjetur NATO e kuvendonim si 2 ushtri, dhe kemi vepruar deri në atë që quhej transformim.
Urime dita e çlirimit atyre që mbahen padrejtësisht në Hagë!
Urime kombit shqiptar!/InLajmi/