• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ish-krerët e UÇK-së dërgojnë të fala nga Haga: Urime Ditën e Çlirimit Kosovë!

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
12 June 2022
në KRYESORE
0 0
0
Avokati i akredituar i Speciales: Krasniqi dhe Selimi në fund do të lirohen të pafajshëm
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari dhe njëherësh ish-zëdhënësi i PDK-së, Bashmir Xhemaj ka dhënë më shumë detaje për vizitën që u ka bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.

Xhemaj tha se të gjithë ish-krerët e UÇK-së e kanë uruar Kosovën për “Ditën e Çlirimit”, duke i dërguar të fala Kosovës.

Të gjithë të veçantë në mënyrën e tyre, pa humbur sensin e humorit e as moralin, një nga një vijnë Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. S’ka protokoll. Shokët duken në humor të mirë, të mbajtur e palestruar, e, siç nuk e imagjinon, me shumë batuta. Reagimi i tyre plotë energji e sjellje me pozitivitet, na largon fytyrat e ngrysura dhe të folmen tonë me gjysëm zë, shkruan Xhemaj.

Xhemaj theksoi se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka nisur bisedën e tij me “edhe” ashtu siç paraqitej shpesh para publikut sidomos gjatë fushatave.

Ai ndau disa momente interesante nga vizita e tij në Hagë.

Postimi i plotë i tij:

Vizitë Çlirimtarëve!

Pasditja e të mërkurës, 8 qershor, na gjenë në kontrollin e pasaportave në Aeroportin e Vjenës. Në linjën nga Prishtina takon lloj-lloj delegacionesh, zyrtarë e gjysmë zyrtarë që ia kanë mësyrë Evropës. Një grup i deputetëve që po udhëtonte drejt Danimarkës në Forumin për Demokraci, një tjetër edhe më i lartë i Kuvendit drejt Austrisë, e kështu me radhë në grupe më të vogla. Ne po nxitonim për të kapur fluturimin e radhës drejt Hagës, për të cilin kishim vetëm 30 minuta kohë. Ngutia jonë në hapësirat e stërmbushura të aeroportit është e kuptueshme. Po e humbëm fluturimin, kemi humbur vizitën e nesërme, për të cilën kishim pritur gjatë dhe të vetëdijshëm që një e tillë nuk të vjen shpesh.

Sapo shkelim Schipholin, në Holandë, ndër aeroportet më të mëdha në Evropë, ngjyrat, lulet e larushia e njerëzve që nxitojnë në drejtimet e tyre, megjithëse i vërejmë, nuk na lënë përshtypje. Vëmendjen na tërheqin ca zëra në shqip, familjarë të udhëheqësve të luftës në Hagë që po endeshin të vetmuar me fatin e tyre, i cili, si për inat, ka vendosur që t’ua sfidoj edhe një herë qëndresën, vullnetin e kurajon. Edhe ata kishin ardhë për vizitë. Përshëndetemi e ndahemi ngrohtësisht me ta.

Përfytyrimi për atë që na pret brenda qelisë në Qendrën e Paraburgimit vjen e rëndohet me kalimin e orëve. Si janë? Çfarë bëjnë brenda atyre mureve? A i përcjellin zhvillimet në Kosovë? Mbi të gjitha, si ndihen njerëzit që e kanë shkruar historinë më të re të Kosovës në atë situatë? Këto pyetje nuk më ndahen nga mendja.

Së bashku me shokët, vendosëm që rrugën nga hoteli ynë deri te Qendra e Paraburgimit, ta bëjmë në këmbë. Kalojmë me shpejtësi rrugët njëra pas tjetrës, për të vazhduar përbri parqeve të shumta, me shumë gjelbërim. Shëmtia e vetme e atij qyteti të bukur janë ndërtesat e mbrojtura me rrethoja hekurash të lartë e tela xhembash, të ngritur prej vitesh aty. Në njërën prej tyre është e vendosur pllaka me mbishkrimin në anglisht, “Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Për banorët lokal, ato janë vetëm ndërtesa të zakonshme – për ne, ato janë e kundërta. Aty mbahet e ngujuar vetë historia jonë më e lavdishme. Udhëheqësit e luftës më të suksesshme në historinë e Kosovës, frymojnë aty, brenda katër muresh.

Në Scheveningen arrijmë 15 minuta më herët, por, brenda hyjmë me 15 minuta vonesë. Rojat e sigurisë që sillen mirë me ne nuk është se nxitohen shumë. Kush e di prej sa vitesh punojnë aty me rutinën ditore të tyre, pa e kuptuar se ne minuti na dukej një shekull. Mezi prisnim të takonim çlirimtarët.

Sapo kalojmë kontrollin e fundit të sigurisë, dëgjohet gjallëria që vjen brenda korridorit. Me t’u hapur dyert e rënda të hekurit, ndjejmë lehtësinë e gëzimin e takimit që e sjell secili më mirë se tjetri. Krejt të veçantë në mënyrën e tyre, pa humbur sensin e humorit e as moralin, një nga një vijnë Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. S’ka protokoll. Shokët duken në humor të mirë, të mbajtur e palestruar, e, siç nuk e imagjinon, me shumë batuta. Reagimi i tyre plotë energji e sjellje me pozitivitet, na largon fytyrat e ngrysura dhe të folmen tonë me gjysëm zë.

Me Kadriun, biseda fillon aty ku e kishim lënë mëngjesin e 5 nëntorit 2020, derisa po i thurnim fjalitë e fundit të letrës së tij përshëndetëse për popullin e Kosovës. Në ata minutë të gjatë e të rëndë, ishte ai që u jepte forcë kolegëve përtej fatit që e priste pas pak orësh. Nuk kishte ndryshuar as për një milimetër edhe pas gati dy vitesh në Hagë. Ishte i njëjti, me kurajo të madhe dhe më i vendosur se kurrë për të ecur përpara. Kujtesa, çiltërsia , njerzillëku e vetëbesimi që shpërfaqte, më bëri të mendoj se kam përballë një djalë të ri që flet për fillimin e studimeve në universitetin e ëndrrave, dhe jo në një gjykatë ku i duhet me orë të tëra të kalojë me dokumente voluminoze, të mërzitshme e të sajuara të aktakuzës.

Nuk është i mërzitur, përkundrazi, më kujton romanin e Remarkut, “Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, veçmas paragrafin, “Çdo ushtar mbetet gjallë vetëm në saje të njëmijë rastësive. Dhe, çdo ushtar ka shumë besim te rastësia”. Ky është fati i një luftëtari, qoftë i mirë apo i keq. Nëse nuk i paraprinë, duhet ta ndjekësh – pa e humbur asnjëherë besimin për të drejtën dhe drejtësinë. Nuk ngopemi me çaj e bisedë. Kosova është kryetema. Minutat kalojnë me shpejtësi.

Për një moment hapet dera e dhomës.

Presidenti Hashim Thaçi, me humorin që ia njohim prej konferencave për media e fushatave në terren, na shfaqet i njëjti. “Edhe …”- është shprehja që e rikthen gjallërinë e dhomës teksa përplasë duart. Nuk i shpëton asgjë shikimit të tij të mprehtë e kthjelltësisë së mendjes. I mbajtur në formë të mirë, edhe ai, si Kadriu, pyet e interesohet për miqtë e përbashkët. Megjithëse pa asnjë funksion, aty ndjehet pesha e njerëzve që kanë bartur mbi supe epoka të lavdisë e historisë tonë.

Pajtohemi të gjithë se liria ka çmim e as nuk vjen vetë. Aq më pak – ajo nuk falet, por fitohet, me luftë, gjak e sakrificë. Liria meritohet.

Beteja që kanë përpara është sprova e radhës së udhëheqësve të luftës. Këtë herë jo me Serbinë, si dikur të ri e me ideale të mëdha, por me efeket e propagandës së saj shumëvjeçare.

Biseda na çon te jeta e përditshme e tyre në Hagë, veçmas te leximet. Pashmangshëm edhe te libri “Një shqiptar në CIA”. Në Kosovë nuk kisha pasur mundësinë që t’u ndaja nga një kopje. Ngjarjet e mes-vitit 2020, ishin më të rrëmbyeshme se përmbajtja e librit. Rexha ua kishte sjellë në vëmendje librin muaj më parë në Hagë, por pa iu kujtuar emri i autorit. Për rastësi, sapo bëhemi bashkë sërish në fund të vizitës, Rexha më përgëzon për librin. E kishte lexuar gjatë pushimeve verore, sapo ishte promovuar në prill të vitit 2019. Më erdhi mirë.

Fatmirësisht i kisha marrë kopjet nga Prishtina. Ua konfirmoj me kënaqësi lajmin. Ndjehem i lehtësuar.

Dorëzimi i dhuratave ka një procedurë të veçantë, sa për të na rikujtuar tmerrësisht ku gjendemi. Në një godinë paraburgimi mijëra kilometra larg Kosovës por që mban emrin e DhSK. Edhe librat-dhuratë duhet të kalojnë nëpër një mijë procedura sigurie.

Çlirimtarët na urojnë për Ditën e Çlirimit.

Të fala Kosovës – njëzëri- duke na rrahur krahët.

Derisa po e lexoni këtë shkrim, librat mund të kenë arritur në dhomat e udhëheqësve të luftës. U sigurova që në secilën prej tyre lë një porosi:

“Në shenjë mirënjohje për rolin udhëheqës në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Me respekt, Autori. 12 qershor 2022, Hagë”. /InLajmi/

Tags: Bashmir XhemajGjykata Speciale në Hagë.Ish-krerët e UÇK-së
Postimi i mëparshëm

Filmi “Top Gun: Maverick" me shumë supriza, marina amerikane i jep qindra avionë me qira

Postimi tjetër

Sveçla: Liria dhe Vetëvendosja janë një, e para pa të dytën nuk ka kuptim

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Sveçla: Është nënshkruar marrëveshja e 3-të me Europolin

Sveçla: Liria dhe Vetëvendosja janë një, e para pa të dytën nuk ka kuptim

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu