Duke qenë se sot është “Dita e Çlirimit” të Kosovës janë organizuar shumë aktivitete, mirëpo kreu i AAK-së këtë ditë e ka kaluar duke ecur në Liqenin e Jazhnicës, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka uruar “Ditën e Çlirimit të Kosovës”.
Gjithashtu ai përmes një videoje në rrjete sociale ka treguar se pavarësisht motit të lig, kjo nuk e ka ndalur që të dalë për ecje me djemtë dhe nipin.
Ndryshe, Haradinaj ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në zonën operative të Dukagjinit. /InLajmi/