Ndeshja Kosovë-Greqi është duke u zhvilluar në Volos, përcjell InLajmi.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0.
Ndërkaq në pjesën e 2-të, si duket Kosova nuk pati shumë fat, pasi Greqia ka arritur të shënojë një gol.
Grekët kanë shënuar 20 minuta nga fundi, ku pas një krosimi ka shënuar numri 19 i Greqisë.
Loja tani është ndërprerë sepse ka pasur tensione në shkallët e stadiumit, shumë tifozë grekë janë duke u përleshur me tifozët kosovarë.
Ndryshe, qysh nga fillimi i lojës ka pasur incidente mes tifozëve. /InLajmi/