Policia e Kosovës ka njoftuar se një person rreth moshës 65-70 vjeçare është gjetur i vdekur në Podujevë, përcjell InLajmi.

Policia tregon se personi është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.

“Podujevë 11.06.2022 – 13:45. Raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, shkruan Policia e Kosovës.
Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML.
Policia tutje njoftoi se rasti është nën hetime./InLajmi/




















