Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi në 17 vjetorin e formimit të kësaj lëvizje ka thënë se tërë këto vite ky subjekt politik ka pasur ballafaqime dhe fitore, përcjell InLajmi.
Durmishi ka thënë se 17 vjet më parë në vitin 2005 për herë ë parë kanë shkruar, “Jo negociata Vetëvendosje”.
Tutje Durmishi tha se Vetëvendosja lindi në aksion dhe kjo sipas tij e bënë të dallohet nga të tjerët.
Postimi i plotë, i tij:
17 vite organizim, ballafaqim dhe fitore
Çka ndodhi në ditën e sotme para 17 viteve?
Me 12 Qershor të vitit 2005 për herë të parë e shkruam parullën JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE! në murin e UNMIK-ut. Atë ditë pati shumë arrestime. Unë u arrestova njëherë paradite dhe pasi më liruan bashkë me aktivistët e tjerë e shkruam edhe njëherë parullën pasi që e kishin fshirë dhe u arrestuam sërish nga policia.
Lëvizja jonë lindi në aksion dhe kjo na dallon nga të tjerët. Ne u themeluam në aksion, në shesh, në veprim dhe jo në ndonjë sallë të madhe të ndonjë kuvendi themelues. U themeluam pra aty duke u ballafaquar, duke kundërshtuar padrejtësitë, u themeluam në stacione të policisë e salla gjykatash.
Kjo na bënë Lëvizje Unike në rruzullin tokësor. Ne nuk u ndalëm sepse besuam dhe prandaj edhe fituam.
Urime!/InLajmi/