Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, dukë përkujtuar të gjithë të rënët për liri, përcjell InLajmi.
Deliu i ka kujtuar edhe drejtuesit e UÇK-së, të cilët sipas saj padrejtësisht po privohen nga liria.
Tutje Deliu ka përmendur edhe ndihmën e NATO-s ndaj shtetit të Kosovës duke thënë se kështu u vulosë miqësia me botën e lirë.
Postimi i plotë, i saj:
Në këtë ditë të bekuar kujtojmë të gjithë ata që i’a kushtuan jetën lirisë së Kosovës! Të rënët dhe të gjallët që vazhduan e vazhdojnë sakrificën në mbrojtje të themeleve të shtetit tonë.

Kujtojmë drejtuesit e UÇK-së, të cilët udhëhoqën luftën për këtë ditë të shënuar. Kujtojmë arkitektet e çlirimit, të cilët padrejtësisht privohen nga liria!
Në këtë ditë të bekuar, kujtojmë edhe vulosjen e miqësisë me botën e lirë, të cilët vulosën të drejtën tonë. Prandaj, kjo festë është e përbashkët!
Gëzuar Dita e Çlirimit!/InLajmi/