Dizajneri Kosovar, Valdrin Sahiti ka qenë pjesë e emisionit “Oxygen” me moderator, Besim Dinën, ai ka folur për karrierën e tij, shkruan InLajmi.
Sahiti ka treguar se shet fustane me çmime të ndryshme, por fustanin të cilin e ka veshur kënëgtarja me famë botërore, Beyonce ka kushtuar rreth 800 euro.
Valdrin Sahiti ka thënë se talenti i njeriut duhet të ushqehet vetëm më punë, nëse nuk punohet atëherë sipas tij ai talent mbetet vetëm ëndërr.
Tutje Sahiti ka shtuar se nuk i interesojnë mendimet e njerëzve të tjerë për stilin e tij të veshjes./InLajmi/