Shefi i administratës rajonale të Luhanskut, Serhiy Haidai, thotë se raportet se uzina kimike Azot në qytetin ukrainas të sulmuar Severodonetsk është i rrethuar nga forcat ruse janë gënjeshtra të shpërndara nga propagandistët rusë, transmeton InLajmi.
Ushtria ukrainase po mban zonën industriale të qytetit dhe po shkatërron ushtrinë ruse, tha Haidai.
Më herët sot, “ambasadori” i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut në Rusi, Rodion Miroshnik, tha në Telegram se rreth 300 ose 400 ushtarë ukrainas ishin të rrethuar brenda uzinës.
Ai shtoi se deri në 500 civilë, të cilët ishin fshehur në strehën e bombave të uzinës dhe të cilët ai i përshkroi si “peng”, mund të bllokohen gjithashtu atje, shkruan BBC.
Miroshnik pretendoi se ushtarët ukrainas po bënin kërkesa “të papranueshme” për t’u lejuar të largoheshin për në qytetin e afërt të Lysychansk me “pengje” dhe këmbënguli se opsioni i tyre i vetëm ishte dorëzimi i pakushtëzuar./InLajmi/