Ish-ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka folur rreth ngjarjeve të fundit, ai ka folur për vizitën e kancelarit Olaf Scholz, Procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur, përcjell InLajmi.
Hyseni mendon se kancelari gjerman dha mesazh të qartë që Serbia dhe Kosova duhet ta njohin njëra-tjetrën gjithashtu ai mendon se Scholz i dha mesazh të drejtpërdrejtë Serbisë duke thënë se ajo duhet të marr kahje krahas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Tutje Hyseni ka thënë se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i hapur janë 2 tema të ndryshme të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën.
Ai theksoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta anashkalojnë asnjë “tavolinë të bisedimeve”, sepse sipas tij kjo është politikë mashtruese.
Postimi i plotë, i tij:

Vizita a kancelarit Scholz, Procesi i Berlinit dhe Balkani i Hapur
Java e kaluar ishte e mbushur me ngjarje, si në Kosovë, poashtu edhe në rajon. Patjeter do veçuar këtu vizitën e kancelarit gjerman Scholz në Kosovë e cila, me të drejtë u quajt historike. Këtë vizitë e bëjnë edhe me historike porositë e qarta të Scholz për domosdonë e mbylljes së dialogut Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë, dhe, pas kësaj edhe perspektivën evropiane të këtyre 2 vendeve.
Sipas njoftimeve ne media dhe deklaratave të transmetuara, Scholz ishte poaq i qartë edhe në takimin e tij me presidentin serb Vuçiq. Për më tepër, në Beograd, Serbisë si një kandidate për antarësim në BE, Scholz i la porosi të qarta, e para, për domosdonë e mbylljes së dialogut Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë, dhe porosia e dytë e prerë ishte se ajo (Serbia) duhet të qartësojë poltikën e saj ndaj Rusisë duke iu bashkuar sanksioneve si dhe politikave evropiane e euratlatike ndaj agresionit rus në Ukrainë. Këto ishin vetëm disa nga mesazhet e fuqishme që kancelari gjerman la gjatë vizitës së tij rajonit.
Ajo që ne në Kosovë nuk e dëgjuam, e që do të donim ta degjonim nga kancelari Scholz lidhet me liberalizimin e vizave. Ai tha që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim. Mirë!
U pa edhe egazaltim në media pas kësaj deklarate, por duhet të thuhet se edhe pa e thënë kancelari, ne e dinim që i kishim plotësuar të gjitha kushtet, madje qysh në vitin 2016. Bile, kishim plotësuar më shumë kushte sesa vendet tjera që tashmë udhëtojnë pa viza.
Pra ajo që nuk e dëgjuam, e që do të donim ta degjonim nga kancelari Scholz është: Nëse paska plotësuar kushtet, pse pra Kosova mbahet e izoluar nga lëvizja e lirë, pa viza? Pse janë vetëm qytetarët e Kosovës ata që diskriminohen dhe privohen nga kjo e drejtë elementare?! Kosovarët duan përgjigje pa ekuivoke në këtë pyetje!
Një gjë tjetër gjë që ra në sy javën e kaluar ishte poashtu debati politik iracional në Kosovë rreth Nismës së Ballkanit të Hapur me rastin e samitit në Ohër.
Duke refuzuar, madje edhe shqyrtimin e ftesës për t’iu bashkuar kësaj nisme, qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti po vazhdon izolimin diplomatik të vendit, pa qenë në gjendje me dhënë asnjë argument valid për ikjen nga tryezat dhe forumet rajonale. I vetmi arsyetim për mospjesëmarrje në Ballkanin e Hapur që Kurti e shpërfaq qartë është se kinse kjo nismë qenka zëvendësim i Procesit të Berlinit!!! Kjo është tërsisht e paqëndrueshme dhe politikisht e pasaktë dhe e dëmshme. Zotin Kurti, e qe besa edhe Presidenten Osami duhet pyetur çka ëshë Procesi i Berlinit?
Në cilin stad të zhvillimit është ky process? Ku qëndron Kosova në këtë process? Të gjithë treguesit thonë që as njëri e as tjetri nuk e kanë idenë se çka flasin!
Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy nisma të cilat assesi nuk mund ta zëvendësojnë njëra tjetrën, por mbase vetëm mund ta plotësojnë njëra tjetrën. Politika e ikjes dhe improvizimit në marrëdhëniet ndërkombtare e Kurtit dhe Osmanit tashmë është etabluar si politikë mashtrimi. Kosova nuk duhet dhe nuk guxon të vetizolohet duke ikur nga çdo tryezë, e cila vendit tonë i ofron platformën për deklarimin e qartë dhe mbrojtjen e qëndrimeve dhe interesave të saj. Populli i Kosovës nuk ka nevojë për një kryeminstër dhe presidente që apriori refuzojnë çdo gjë, duke mashturar me do aplikime për antarësim në organizata të ndryshme pa asnjë dakordim dhe koordinim paraprak me hisedarët vendimtar në ato organizata. Këto aplikime bëhen për mashtrim me gjasa kurfare që të materializohen.
Pra, Kosova duhet të marrë pjesë, si anëtare e plotë apo vëzhguese, në çdo nismë në Ballkanin Perëndimor dhe aty të shprehë dhe mbrojë qëndrimet dhe interest e veta. Kosova duhet pa hezitim të marrë pjesë në Ballkanin e Hapur, sepse edhe aty, mes tjerash është forumi ku Kurti dhe Osmani duhet ta thonë se Kosova është shtet i pavarur dhe se do të bëhet antare e kësaj nisme dhe do të qëndrojë aty vetëm nëse identifikonë interesa të prekshme dhe nëse trajtohet e barabartë.
Në vend që të ndodhë kjo, Kurti dhe Osmani, po vazhdojnë të mashtrojnë, madje duke bërë përpjekje të dëshpruar që edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama ta portretojnë si proserb!!! Zot na ruaj nga kjo qmenduri!
Por nuk është vetem pozita, përkatësisht vetëm Kurti e Osmani që po improvizojnë duke bërë politikë mashtrimi. Për fat të keq opozita parlamentare e Kosvës nuk qëndron hiq më mirë. Ajo, pra opozita, njësoj si Kurti dhe Osmani, kanë përqafuar politikën e ikjes dhe mashtrimit. Ta zëmë, vetëm brenda dy ditëve në media pamë deklarata diametralisht të kundërta për Ballkanin e Hapur nga përfaqësuesit e të njejtës parti politike. Lumir Abdixhiku i LDK-së, në të njejtën linjë me Kurtin dhe Osmanin, gjatë një interviste në TV pa asnjë argument valid iracionalisht po e ‘torpedonte’ Ballkanin e Hapur, nderkohë që vetëm dy ditë pas tij, ish-kryeministri Hoti, me plot të drejtë dhe në mënyrë të argumentuar po avokonte realizimin e interesave shtetërore nëpermjet pjesëmarrjes në nisma si Ballkani i Hapur. Ambiguiteti kalkulativ dhe mashtures e shquan politikën opozitare në Kosovë sot!
Prandaj Kurti dhe Osmani nuk duhet të shqetësohen fare. Ata, papengueshëm mund ta vazhdojnë politikën e tyre të mashtrimit sepse e kanë përkrhajen e parezervë të aleatëve të tyre në LDK dhe PDK./InLajmi/