Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Koretishtë, të Novobërdës është gjetur një trup i pajetë, i viktimës mashkull kosovar, përcjell InLajmi.
“Vdekje e dyshimtë, Fsh. Koretishtë, Novobërdë 10.06.2022 – 07:25.Një mashkull kosovar ka raportuar se viktimën mashkull kosovar e kishte gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka shkruar Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se konstatimin e vdekjes së viktimës e kanë bërë njësitë relevante.
Sipas policisë me vendim të prokurorit është dërguar trupi i pajetë në IML për obduksion.
Tutje policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”/InLajmi/