Këtë të shtune një grua është goditur nga një veturë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përcjell InLajmi.
Aksidenti ka ardhur si pasojë ku një veture ka goditur një këmbësore e cila menjëherë ka marrë trajtimin mjekësor.
“Rreth orës 08:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”. /InLajmi/