Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 14 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh, që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, shkruan InLajmi.
Himni i Kosovës është himni kombëtar i Republikës së Kosovës, është kompozuar nga Mendi Mengjiqi.
Ashtu si edhe himnet kombëtare të Spanjës, Bosnje-Hercegovinës dhe San Marinos, nuk ka një tekst zyrtar, ndonëse ekzistojnë disa tekste jozyrtare. Ai u zgjodh për shkak se nuk përmbante asnjë referencë të ndonjë grupi të veçantë etnik.
Himni i Kosovës u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 11 qershor të vitit 2008, me 72 deputetë në favor, 15 kundër dhe 5 abstenime. /InLajmi/